Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp pak orë para protestës që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.
Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që e duan skenë krimi “që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/436644398299380
“Me këtë rast dua ti falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, në mos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron dhjetëra miliona euro për persona në kërkim, në mbrojtje të kokës së kësaj afere që është Edi Rama
Dua ti ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji
Për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.
Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.
Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të pare me sytë e tyre këtë skenë krime dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyt”, tha Meta./albeu.com