Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku’.
2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30.
Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK të Hënën rreth orës 12:20 te Kthesa e Kamzës nga agjentët e BKH-së.
Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza penale, ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘mos deklarim pasurie’.
Për të njëjtat akuza, është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Arrestimi i bujshëm i Metës, erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij.