Mësuesit përzgjidhen pa ndikim politik/ Albana Koçiu në shkollën “Ndre Mjeda”: Paga mesatare e mësuesve 950 euro, vijon transformimi

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësuesit në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, së bashku me ministren Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë Benet Beci.

Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e cilësisë në arsim dhe mbështetjen për mësuesit përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit profesional.

Të lidhura

None found

Koçiu vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke u ndalur edhe te investimet në infrastrukturën shkollore që po përmirësojnë kushtet e mësimdhënies.

Në fokus ishte edhe përzgjedhja e mësuesve përmes platformës “Mësues për Shqipërinë”, e cila synon një proces të bazuar në meritë dhe transparencë, duke u dhënë mundësi të barabarta profesionistëve të arsimit.

Po ashtu, u fol për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, ku paga mesatare ka arritur rreth 950 euro, si dhe për njohjen e eksperiencës në punë, që synon të motivojë më shumë mësuesit dhe të vlerësojë kontributin e tyre ndër vite.

Takimi u përqendrua te përmirësimi i arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.


Shtuar 11.04.2026 13:28