Leo Messi përflitet vazhdimisht për një rikthim te Barcelona, pasi ka pasur një kontakt të fundit mes presidentit të Barçës, Joan Laporta dhe babait të futbollistit, Jorge Messi, kombinuar me informacionet që vijnë nga Franca për një ngadalësim të mundshëm në bisedimet për rinovimin e kontratës me PSG-në që skadon në fund të sezonit.
Për këtë arsye, emri i yllit argjentinas u përmend gjatë konferencës për shtyp të dhënë nga Xavi Hernández, para ndeshjes së dytë të play-offit të Europa League kundër Manchester United.
“Tashmë thashë se kjo është shtëpia e tij dhe dyert janë të hapura”, tha trajneri, i cili ndante dhomën e zhveshjes me yllin në vitet më të mira të klubit. /albeu.com