Pjesa e parë e ditës së premte do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malorë.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat e lehta të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe të shfaqen në zonat e ulëta. Megjithatë, vija bregdetare do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstate në mesditë duke luhatur nga -1 gradë celsius deri në 15 gradë celsius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët./albeu.com