Fati i mbretit të lojërave të fatit ende nuk dihet. Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ‘Opinion’, ka treguar dhe mesazhin e fundit që Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur prej 4 vitesh, ka shkëmbyer me persona të tjerë përpara se të zhdukej.
Martinaj ka kontaktuar familjarët e tij për t’i pyetur nëse kishin ushqyer luanin, kafshën e egër që Martinaj mbante në shtëpi. Ky komunikim i fundit është regjistruar rreth orës 17:00 të pasdites së 9 gushtit dhe që prej asaj dite, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn.
“Kontakti i fundit ka qenë dikur rreth orë 17 të datë 9 gusht. Ka komunikuar me mesazh edhe është interesuar, mbante një kafshë të egër një luan, dhe u ka thënë a i hedhur për të ngrënë luanit.
Versioni që ndoqëm në kohën, ishte versioni që ata e kishin rrëmbyer, e kishin vrarë dhe i kishin zhdukur kufomën”, tha Artan Hoxha.

