Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Kush shet votën, ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes!

Ambasadori Yuri Kim ka rishpërndarë mesazhin e Ipeshkve katolikë në lidhje me zgjedhjet e 25 Prill, ku theksohet shqetësues fenomeni i shit blerjes së votës.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se kush shet votën shet dinjetitin e vet dhe të familjes.

“Mesazh i fuqishëm i Ipeshkve Katolikë: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes. Kush e blen votën duke përdorur varfërinë e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”, shkruan Yuri Kim. /albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 16:07