Pas një fundjave të mbushur me muzikë, energji dhe emocione të forta, Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Sunny Hill Festival. Në një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetet sociale, artistja shqiptare me famë botërore shprehu falënderime për të gjithë ata që e bënë festivalin e sivjetshëm kaq të veçantë, nga familja dhe ekipi organizator, te artistët pjesëmarrës, e deri te fansat që ndezën atmosferën në Prishtinë.
“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën për këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ndriçuat çdo moment. Dhe për fansat tanë të bukur – WOW – ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm. Ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër!” – shkroi Dua ndër të tjera.
Këngëtarja ishte kryeartiste në natën hapëse të festivalit dhe solli një performancë të jashtëzakonshme që elektrizoi skenën.