Mesazhet e politikës shqiptare për 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjës

Presidenti, Bajram Begaj, ka ndarë një meszh për 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetet përkujtimore të Kongresit të Lushnjes, Begaj apeloi që interesi për vendin të jetë mbi gjithcka.

“E shkuara duhet të kujtohet, jo vetëm për figurat e rëndësishme, por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime e frymëzuar. Kongresi I Lushnjes na frymëzon, gjithë ata delegatë vunë interesin e Shqipërisë mbi interesin e tyre, mbi mendimet e tyre të ndryshme. Vendosën se është më e rëndësishme Shqipëria. Mendoj se edhe sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’u përballur, e për të frymëzuar popullin shqiptar sic frymëzoi Kongresi i Lushnjes “ u shpreh Begaj për mediat.

Gjithashtu për 103-vjetorin e Kongresit të Lushjnes ka reaguar edhe kru i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postii në Facebook, Meta thotë se vendimet e këtij Kuvendi janë mesazhe për reflektim, “për të mbrojtur sot Kushtetutën, pluralizmin dhe vlerat e demokracisë”.

Postimi i Ilir Metës:

Mirënjohje të gjithë patriotëve nga të gjitha trevat e vendit që 103 vite më parë u bashkuan në Kongresin e Lushnjes për hir të interesit kombëtar, zhvleftësuan paktet e fuqive të huaja për të zhbërë shtetin shqiptar dhe izoluan mercenarët vendas, duke rimëkëmbur shtetin modern shqiptar.
Vendimet e atij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

/albeu.com/


Shtuar 21.01.2023 12:06