Mesazh për gazetarin? Dy persona i vënë flakën shtëpisë së pronarit të gazetës dhe zhduken me motor

Shtëpia e një gazetari grek (pronar gazete) është përfshirë nga flakët mesnatën e së dielës dhe zjarri ishte i qëllimshëm.

Autorët, ende të paidentifikuar, 7 minuta pas mesnate i janë afruar shtëpisë së gazetarit 44-vjeçar  dhe pasi kanë lyer tapetin e hyrjes me lëng të ndezshëm i kanë vënë flakën dhe janë zhdukur.

Të lidhura

None found

Në fakt, sipas hetimeve nga autoritetet dhe nga kamerat në zonë, zjarrvënësit menjëherë pas aktit të tyre, hipën në një motor pa targa dhe u zhdukën në ngushticat e zonës.

Rasti i sulmit ndaj gazetarit, pronarit të gazetës është duke u shqyrtuar nga oficerët e Nëndrejtorisë së Sigurimit të Atikës Verilindore.

Nëpërmjet deklaratave të viktimës dhe ambientit të tij do të tentojnë të gjejnë motivin e sulmit dhe nga analizat e kamerave rrugën e arratisjes së autorëve për të arritur në gjurmët e tyre./Albeu.com./


Shtuar 3.04.2023 08:43