Mesazh i Ambasadës së SHBA në 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Nderojmë jetët e humbura dhe qëndrueshmërinë e një kombi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për 24-vjetorin e sulmeve të 11-shtatorit në Nju Jork.

Në postim thuhet se nderohen jetët e humbura dhe qëndrueshmëria e një kombi.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Kujtojmë 11 Shtatorin: sot nderojmë jetët e humbura, heronjtë që reaguan dhe qëndrueshmërinë e një kombi. Nuk do të harrojmë kurrë.


Shtuar 11.09.2025 13:57

Tags: