Merrnin zhavorr pa leje në shtratin e Shkumbinit, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim në Elbasan

Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi gërryenin në mëyrë të paligjshëme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte.

Të arrestuarit janë: Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin, u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 11:08