Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Arbri Pajo dhe Shaban Zaçe të akuzuar për korrupsion me subvencionet në bujqësi.
Seanca u mbajt pa praninë e avokatëve edhe pse dy të pandehurit kishin kërkuar të mbroheshin nga avokatë të zgjedhur prej tyre.
Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatët e Korçës detyroi gjykatën te shtyjë dy herë seancën për caktimin e masës së sigurisë, e cila në mungesë të mbrojtësve u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre./albeu.com