EMRAT/ Merrnin para për xhamat e zinj, 7 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor

Seksioni për Korrupsionin në Policinë e Tirananës ka arrestuar 7 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve ka punonjës në Drejtorinë e Patentave, pronarë servisi makinash e punonjës, si dhe një mjek në Qendrën Shëndetësore në Kamzë.

Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë mjeku Artan Murati, i akuzuar për falsifikim i dokumentit shëndetësor.

Zef Ndoca, specialist tek Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR në Durrës.

Qamil Domi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erjon Rakipllari, administrator i një servisi makinash në Durrës, për falsifikim i dokumentave kryer në bashkëpunim.

Po për këtë vepër penale është arrestuar edhe punonjësi i tij në servis, Erges Zaka.

Në pranga është vënë edhe një agjente e një kompanie sigurimesh, Yllka Graceni, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Po për këtë vepër i arrestuar është edhe Artan Frroku, administrator i një agjencie të targimit të automjeteve.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin nga 100 deri në 300 mijë lekë të vjetra duke u siguruar disa personave nga Tirana e Durrësi çertifikata për xhamat e errëta të makinave, si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore për mosperdorimin e rrupit të sigurimit.

Njoftimi:

Në Tirane, më datë 31.01.2022

Unë, Bledar Valikaj prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, pasi u njoha me aktet e procedimit penal nr. 8364 të vitit 2021,

K O N S T A T O V A :

Bazuar në materialin e referuar nga Policia Gjyqësore e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane ka regjistruar procedim penal nr.8364 të vitit 2021,
Nga hetimet e deritanishme të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar rrethanat si më poshtë vijon;
Nga studimi i informacioneve të referuara nga policia gjyqësore ka rezultuar se me date 16.11.2021 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane eshte paraqitur shtetasi i cili me pas ka pranuar kryerjhen e veprimeve simuluese dhe per kete arsye do te quhet Bashkepunetori i cili ne kallezimin e tij sqaron se :
Ne date 16.11.2021 ka shkuar tek Drejtoria Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor per tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit te mjetit te tij me targe AA535XA pasi ai mund te shkoje jashte shtetit muajin tjeter dhe makinen do ta perdornin familjaret e tij. Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane jane zyrat e disa kompanive te sigurimeve dhe agjentet qe punojne ne keto zyra te kapin vete dhe te pyesin se per cfare sherbimesh je i interesuar. Sapo eshte afruar aty e ka pyetuar nje grua rreth te 55 vjec se per cfare interesoheja dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thote sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithe dokumentave. Kjo shtetase i eshte prezantuar kallezuesit me emrin Yllka, ishte me detyre agjente sigurimesh prane kompanise INSIG dhe ne zyre punonte bashke me nje vajze me te vogel se ajo ne moshe. Kur ka pare makinen qe kishte te parkuar jashte ajo i thote “se perse nuk e vishte me xhama te zinj”. Kallezuesi i thote se do kishte deshire por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi keto makina i ndalojne shpesh here neper postoblloqe. Gjate bisedes se bere Yllka i thote mos u merakos per kete fakt sepse fale njohjeve qe kishte me punonjes te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane e bente cdo gje te rregullt me letra duke i dhene atyre shume parash ne forme rryshfeti. Kur kallezuesi e pyeta se si duhet te vepronte ajo i thote shko tek nje miku im ne Sukth qe ka nje servis per veshje xhamash dhe i con direkt numrin e tij te celularit 0684029208. Mbasi kallezuesi te vishte xhamat e makines te erret 100% te perparmet dhe te pasmet do shkonte ta takonte ate (Yllken) e cila do ta pajiste me nje autorizim ne vleren 5000 leke te reja e me pas do kalonte makine ne kontroll fizik. Me pas duhej paguar mandati 20000 leke te reja (taksa shteterore pese vjecare) dhe tek punonjesit e Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane nepermjet Yllkes do cohej shuma 4000 leke te reja ne forme rryshfeti ne menyre qe xhamat te ishin me te erresuar se sa e lejon ligji. Gjate bisedes se bere kallezuesi ka mesuar se agjentja e sigurimeve shtetesia me emrin Yllka merrte persiper dhe kalimin e mjeteve ne kualidim ne Fushe Preze sepse aty kishte njohje me punonjes te ndryshem pasi kishte punuar me pare aty. Nga biseda e bere me Yllken kallezuesi ka kuptuar se ajo bashkepunonte me nje punonjes me emrin Erjon sepse dhe tek servisi qe do te bente xhamat e zinj kallezuesi do te prezantohej si miku i Erjonit. Nga sa ka pare ne pak minuta qe ka ndejtur aty kallezuesi ka vene re se gati te gjithe agjentet e sigurimeve qe ishin me zyra aty ishin te perfshire ne veprimtari korruptive me punonjesit e brendshem te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane. Kur ka folur ne telefon me pronarin e servisit qe ka numrin 0684029208 ai i ka thene qe ta merrte serisht ne darke dhe ti linte orar per neser. Kallezuesi thote se agjentja e sigurimeve me emrin Yllka ka ne perdorim numrin 0692699479. Kallezuesi eshte i gatshem te bashkepunoje me policine per goditjen e ketyre fenomeneve korruptive qe jane bere shqetesuese per shoqerine.
Nga ana jone ne date 16.11.2021 u be kqyrje e dokumentave qe na vuri ne dispozicion Bashkepunetori Kallezuesi eshte i gatshem te bashkepunoje me policine per goditjen e ketij fenomeni korruptiv fakt i cili eshte pasqyruar ne procesverbalet e “marreveshjes per pergjim” dhe “simulimin e aktit koruptiv” te dates 16.11.2021.
Nga verifikimet e bera ne sistemin Deepse na rezulton se numri i celularit 0692699479 perdoret nga shtetesia Yllka Pronja (Graceni).
Nga ana e policise gjyqsore ne prezence te ekspertit kriminalist eshte bere kqyrje e jashtme e mjetit me targe AA535XA ne pronesi te Bashkepunetori .

Per nje hetim te plote dhe te gjithanshem, prokurori i çeshtjes ka dhene autorizim per kryerjen e vezhgimeve dhe filmimeve ndaj shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë INSIG, si dhe personave te tjere dyshuar si autore te veprës penale autorizimi I v;eftesuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane.

Ne deklarimin e shtetasit Bashkepunetori te dates 17.11.2021, sqaron se sipas porosise qe i dha agjentja e sigurimeve Yllka Pronja (Graceni) ka marre ne telefon numrin 0684029208 qe i perkiste pronarit te servisit qe do te bente erresimin e xhamave te mjetit te tij me targe “AA535XA”. Gjate bisedes se bere ai i thote hajde neser nga ora 11 paradite dhe lere makinen ne servis. Sot rreth ores 11.00 ka shkuar tek servisi ne fjale qe ndodhej ne Shijak te Durresit dhe ne hyrje te servisit ishte “Veshje xhamash” Froler dhe numri celularit te tij 0684029208. Pasi morri vesh se cili e kishte sjelle punonjesi servisit qe nuk ja ka mesuar dot emrin por qe mbante celularin me numrin 0684029208 me tha se veshja e xhamave 100% te erresuar kushtonte 15.000 leke te reja dhe se mjetin ai e mbaronte mbasdite. Gjate bisedes se bere i thote qe do vinte ta merrte mjetin neser ne mengjes.

Ne deklarimin e marre shtetasit Bashkepunetori ne date 18.11.2021 sqaron se sot ne mengjes ne oren 07.45 ka shkuar tek servisi “Veshje xhamash” Froler per te marre mjetit e tij me targe AA535XA. Gjate bisedes se bere punonjesin e servisit nje djale i ri bjond me gjatesi 173 cm me floke te prera shkuart i tha se e kishte bere gati makinen qe mbreme. Ne dokumentacionet qe kishte ai kishte pergatitur shkruhej sikur xhamat erresues anesor te shoferit dhe pasagjerit ishin 50%, dhe te mbrapmit 10% por qe ne realitet ato jane te veshur 100% erresues. Nga biseda e bere me punonjesin e servisit i thote se letrat i ka plotesuar sic e kerkon ligji dhe se si une do ta kaloja tek Drejtoria e Transportit rrugor ai nuk mbante pergjegjesi, po ashtu nuk mbante pergjegjesi dhe nese atij ja hiqte policia rruges. Punonjesi servisit ka folur ne telefon dhe me shtetasin me emrin Erjon qe ishte miku i Yllkes. Kur ai e ka pyetur se perse nuk e kishte erresuar xhamin e pare sic dhe kishim folur ai me tha se duhet te shtoja dhe 5000 leke te reja. Mbas nje ore ka shkuar serisht ne servis Froler ku ka paguar ne total 20.000 leke te reja dhe morra dokumentacionin e pergatitur prej tyre (praktiken e letrave origjinale (fature, certificate garancie, formulari DSM-01, license, certificate, flete R36947 dt 26.04.2021 dhe mjetin. Ne oren 11.00 ka shkuar tek zyra e shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë e sigurimeve INSIG ku i tregon se kishte veshur xhamat kundrejt pageses 20.000 leke te reja dhe i tregon dokumentacionin qe i dha punonjesi i servisit. Pasi pa letrat Yllka i thote se perse i kishte marre dokumentat nga pronari servisit sepse keto i kishte pergatitur ajo me pare pasi me kishte marre dhe fotokpje te lejes se qarkullimit. Deklaruesi i thote qe per kete gje nuk kishin folur me pare dhe i ka marre pasi ja dha vete punonjesi servisit Froler. Me pas Yllka i thote shko tek parkingu ku ishte makina sepse do vinte ta takonte. Pas 10 minutash Yllka erdhi tek parkingu bashke me nje djale te moshes rreth 30 vjec qe nuk e njihte me pare. Pasi pa xhamat Yllka tha se bashke me kete djalin do shkojme te flasim me inxhinierin dhe do te kthehemi te te shpjegojme. Mbas disa minutash tek makina vjen djali qe ishte me Yllken me pare dhe i thote se ka dy dite qe eshte nderruar drejtori i institucionit DRRSHTRR Tirane dhe inxhinieri i kontrollit fizik i kishte thene qe ti jepnim dy dite kohe pasi ishte shtrenguar. Nga biseda e bere djali me tha se quhej Redi, me dha numrin e tij te celularit 0676959889 dhe i thote qe do te mbaronim pune por ka ardhur drejtori i ri dhe duan te heqin disa punonjes nga puna. Me pas ka ardhur Yllka qe i thote serisht te njejtat gjera si djali me emrin Redi, cdo gje ishte veshtiresuar nga nderrimi drejtorit sepse me pare ata i benin dhe pa i cuar fare mjetet ne kontroll fizik. I gjendur ne kete situate deklaruesi eshte larguar duke pritur qe ditet ne vazhdim te merrem ne telefon nga Yllka dhe Redi. Nga biseda e bere Yllken i thote se djali me emrin Redi eshte punonjes i transporteve.

Nga verifikimet e kryera personi i cili ka takuar shtetasen Yllka Pronja (Graceni) dhe ka biseduar ne lidhje me veshjen me xhama te zinj 100% te mjetit me targe AA535XA duke ju dhene para ne forme rryshfeti quhet Redi Ramis Allmeta, i dtl 19.12.2000.

Shtetasi Bashkepunetori pranon te kryeje rregjistrimin e bisedave ambjentale me shtetasin Redi Ramis Allmeta qe eshte e pasqyruar dhe ne procesverbalin e marreveshjes per pergjim

Nga ana jone eshte bere kqyrje marrje dokumentash qe punonjesi servisit Froler me nipt L81616503M per veshjen me xhama te erresuar te mjetit me targe AA535XA( fature, certificate garancie, formulary DSM-01, license, certificate, flete R36947 dt 26.04.2021

Nga ana jone eshte bere kqyrje e shumes se lekeve 20.000 qe bashkepunetori i dha punonjesit servisit Froler per veshjen me xhama te erresuar te mjetit me targe AA535XA.

Nga ana jone eshte bere kqyrje ne faqen online te QKB-se per servisin Froler duke printuar ekstraktin historik.

Nga ana jone eshte bere transkiptim i bisedes se zhvilluar ne date 18.11.2011.


Shtuar 1.02.2022 09:48