Merren në mbrojtje 2 prokuroret, Balla: Qeni që leh s’të ha!

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurorja e Lushnjës Merita Selimi janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani.

Ky i fundit tha se Laert Haxhiu kishte planifikua t’i eliminonte fizikisht.

Ditën e sotme, në orën 11:00 u mblodh Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të vendosur ruajtjen e posaçme për njerëzit e drejtësisë.

Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë foli për mediat rreth takimi të zhvilluar  me drejtuesit e ministrisë së Brendshme.

“Është një bashkëpunim që do vijojë edhe në ardhmen. Gjatë këtij takimi u prek edhe ky moment, prokuroria, ka komisionin e Mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, për apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Avokati ka të drejtë të kërkojë mbrojtje.

Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni. Baza ligjore dhe VK janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM”, tha kreu i KLP.

Lexo edhe: Laert Haxhiu donte t’i eleminonte, pas Doloreza Musabelliut, KLP cakton mbrojtje për prokuroren Merita Selimi

I pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai garantoi çdo prokuror dhe gjyqtar se ministria, policia dhe gardianët janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori.

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe gard ajanë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet”, tha ministri./Albeu.com/ 


Shtuar 2.10.2023 12:41