Autoritetet austriake evakuuan 151 persona nga një tren në tunelin Fritzens, në lindje të Innsbruck në rajonin e Tirolit.
Të mërkurën në mbrëmje, policia tha se në bordin e trenit shpërtheu një zjarr.
Fillimisht u tha se në bord ndodheshin rreth 370 pasagjerë, por më vonë doli se ky ishte një vlerësim i bazaur në numrin total të rezervimit të biletave.
“Sipas informacionit tonë aktual, janë gjithsej 33 persona me lëndime të lehta, të cilët u dërguan në spitalet e afërta për vlerësime të mëtejshme,” tha qeveria shtetërore e Tirolit në një deklaratë për shtyp të botuar pak pas mesnatës së të enjtes me orën lokale.
Zëdhënësi i policisë Bernd Noggler i tha gjithashtu agjencisë gjermane të lajmeve dpa se askush nuk ishte lënduar rëndë.
Zjarri, i cili u raportua fillimisht pak para orës 21:00, u shua menjëherë pas orës 22:00./Albeu.com./