Merr flakë një pallat në Tiranë, banorët dalin jashtë të alarmuar

Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të diel në Tiranë.

Burime bëjën me dije  se ka marrë flakë kati i fundit i një pallati në zonën e Myslym Shyrit. Për fat të mirë nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale.

Shumë banorë të pallatit janë trembur dhe kanë dalë të alarmuar nga pallati. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./albeu.com/

 


Shtuar 30.04.2023 12:50