Një makinë është përfshirë në mes të rrugës në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të para mjeti tip “Ford” me drejtues D.J është përfshirë nga flakët në zonën e Shkozës.
Si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi:
Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.