Foto ilustruese
Një mjet në aksin Delvinë-Kardhiq është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të tunelit të Skërficës, një automjet me drejtues shtetasin S. Sh., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com