Merr flakë makina në qendër të Lezhës, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Për pasojë, mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.


Shtuar 7.10.2025 20:48