Një mjet ka marrë flakë në lëvizje në Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. S.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com