Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier.
Ndërkohë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa automjeti është djegur plotësisht dhe pse ka mbërritur zjarrfikësja.
Njoftimi:
Në aksin rrugor Vlorë-Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit I. C., banues në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.