Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan. Rasti ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik.
3 zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.