Merr flakë autobusi në Berat

Një autobus ka marrë flakë në Berat, pranë shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” në lagjen “30-Vjetori”.

Autobusi me targa AA 436 RR, ishte duke u futur në parkim, kur papritur u përfshi nga flakët, që filluan të dilnin nga pjesa e përparme e motorit.

Drejtuesi i mjetit ka dalë jashtë pa lëndime dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëseje, që në një kohë të shkurtër kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të shuajnë zjarrit.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, për shkak edhe të rrezikut të mundshëm të përhapjes së flakëve drejt mjeteve të tjera të parkuara dhe banesave përreth parkimit.

Shefi i Repartit Zjarrfikës Berat, Artan Merko ka deklaruar se, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në motorino.

Merko ka pohuar se, zjarri u kap në kohë, pa shkaktuar asnjë të lënduar dhe asnjë dëm në mjetet e tjera të parkingut.


Shtuar 5.03.2023 16:28