Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
Tashmë ajo po zhvillon një takim “kokë më kokë” me shefin e qeverisë shqiptare dhe më pas do të ketë takim bilateral mes dy delegacioneve.
Më vonë, në orën 11:50 Merkel do të takohet me kryeministrin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Në orën 14.35, do të ketë konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park./albeu.com