Merimanga e zezë pickon 50-vjeçarin në Rrogozhinë, përfundon në gjendje kritike! S’ka kundërhelm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rrogozhinë, ku një shtetas 50-vjeçar është pickuar nga merimanga e zezë.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për Hasbi.K, i cili ka përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë në gjendje të rëndë.

Aktualisht personi në fjalë ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ende nuk ka marrë kundërhelmin, ku nga ana e mjekëve po mbahet nën trajtim intensiv.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur teksa Hasbi.K ka qenë në banesën e tij në qendër të Rrogozhinës, në momentin që është pickuar. Fillimisht ai ka marrë ndihmë në spitalin e Rrogozhinës më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT, ku po merr trajtim në gjendje kritike për jetën.

Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur kundërhelmin ndaj merimangës së zezë, të cilët kanë kontaktuar me disa vende nga rajoni. Ditën e nesërme pritet që nga Mali i Zi të vijë kundrahelmi që mund t’i shpëtojë jetën 50-vjeçarit./albeu.com/