Mentor Haziri largohet nga BBVK, zbulohet arsyeja prekëse

Këngëtari Mentor Haziri është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” pas qëndrimit të shkurtër prej pak më shumë se 24 orësh.

Arsyet e largimit të tij janë personale. Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.

Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.

“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.

Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan.

Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:

​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.


Shtuar 19.11.2025 19:11