Një shtetas ende i paidentifikuar, që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni kohët e fundit, ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.
Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.
Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun.
Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme.