Melisa i dha fund dyshimeve dhe zbuloi lidhjen, Andi nuk përmbahet më: Të dua! (FOTO LAJM)

Prej dy ditësh, rrjeti po zien nga puthja e bujshme e Melisa Lleshit dhe Andi Shehut, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” që finalizuan dashurinë e tyre jashtë emisionit.

Pas kaq shumë kohësh kryefjala e rrjetit dhe pas shumë aludimesh për një romancë, ata konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të Melisës, “Leje”.

Ky projekt arriti 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime.”- shkruante ajo.

Pas këtij konfirmimi kaq të bukur të lidhjes, ka ardhur sigurisht edhe komenti i Andit.

Ai ia ka kthyer dashurinë partneres ‘me të njëjtën monedhë, duke i komentuar krahas fotos së tyre:

“Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime.” /iconstyle

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melisa Lleshi (@melisalleshi111)


Shtuar 1.05.2021 17:50