Melinda Ademi i dedikon një urim plot dashuri të fejuarit të saj për ditëlindje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për ditëlindjen e të fejuarit dhe menaxherit të saj, Granit Muhaxheri.

Përmes një postimi në Instagram, Melinda ndau një video të ndjeshme me momente romantike nga jeta e tyre në çift, duke e shoqëruar me fjalët plot dashuri: “Gëzuar ditëlindjen, i fejuari im”.
Në klip shfaqen mbishkrimet “fall in love again and again”, një simbolikë që tregon se artistja do ta zgjidhte përsëri partnerin e saj, sa herë që do t’i jepej mundësia.

Urimi i saj u prit me shumë pëlqime nga ndjekësit, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

Kujtojmë se çifti u fejua pak javë më parë në një ceremoni intime, të zhvilluar në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt.


Shtuar 11.11.2025 14:10