Meghan Markle mbushi 41 vjeçe, Mbretëresha Elizabeth nuk e uron

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle , feston ditëlindjen e saj të 41-të dhe merr urime nga Princi William dhe Kate Middleton, Princi Charles dhe Camilla Parker, Dukesha e Cornwall-it, por Mbretëresha ende nuk e ka uruar nipin e nipit të saj, Princin Harry.

Charles dhe Camilla ndanë një foto të Meghan në rrjetet sociale me një mbishkrim ku shkruhej: ” Gëzuar ditëlindjen Dukeshës së Sussex “, shkruan ata dhe përfshinin një emoji me tullumbace.

Meghan Markle padyshim që do të ketë një ditë të mbushur me argëtim me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie tre-vjeçare dhe Lilybet, e cila mbushi një vjeç në qershor. Familja prej katër anëtarësh festoi ditëlindjen e parë të Lillibet në Mbretërinë e Bashkuar mes festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

Princi William dhe Kate Middleton i kanë uruar gjithashtu Meghan ditëlindjen, duke postuar një foto të saj dhe duke dhënë urimet e tyre. “ Ne i urojmë ditëlindjen Dukeshës së Sussex-it ”, shkruan ata në foton e shpërndarë nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Megjithatë, deri më tani mbretëresha Elizabeth nuk e ka uruar ende, të paktën publikisht, Meghan Markle.

Shtuar 5.08.2022 11:38