Megaoperacion në disa qytete të vendit, 40 persona të arrestuar

Një megaoperacion antidrogë, është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40 personave të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal.

Operacioni blic është shtrirë në disa qytete të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e Policisë së Shtetit, janë sekuestruar të paktën tre armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme të drogërave të ndryshme.


Shtuar 8.09.2025 08:29