Sanksionet kundër Rusisë mund të shihen si akte agresioni dhe një justifikim për luftën, sipas Dmitiry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
“Në rrethana të caktuara, masa të tilla armiqësore mund të kualifikohen gjithashtu si një akt agresioni ndërkombëtar”, thotë Medvedev, ish-presidenti rus, i cili i quajti sanksionet një “praktikë të çuditshme dhe cinike”.
Të lidhura
None found
Vendet perëndimore kanë vënë në shënjestër individë të pasur, banka, biznese dhe ndërmarrje shtetërore me sanksione që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt.
Në fillim të këtij muaji, Vladimir Putin i quajti sanksionet “të çmendura dhe të pamenduara” dhe një “Blitzkrieg ekonomik kundër Rusisë” që nuk kishte asnjë shans për të pasur sukses dhe që do të ishte më e dëmshme për ata që i vendosnin ato./albeu.com
