Mediat britanike: Chelsea do të huazojë Brojën në janar te ky ekip

Gazetat britanike raportojnë se ekipi i Chelsea është i gatshëm ta japë Armando Brojën si hua te ekipi i Fullhamit.

Lajmi vjen një ditë pas humbjes zhgënjyese të Chelsea me rezultatin 4-1 ndaj Neëcastle, teksa sulmuesi shqiptar e ka patur vështirë të aktivizohet me gjithë potencialin e tij që pas dëmtimit të rëndë në gju, që e la rreth një vit jashtë fushe.

Sipas “Daily Mail”, Fullham është interesuar për sulmuesin kuqezi, lëvizje që mund të ndodhë në merkaton e janarit.

Broja bëri debutimin e tij të parë që nga rikthimi në gjendje të plotë në një fitore 2-0 kundër Fulham më 2 tetor. Ai është paraqitur gjashtë herë në të gjitha përballjet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.


Shtuar 27.11.2023 18:29