Mediat angelze zbulojnë emrin e trajnerit të ri të Portugalisë

Roberto Martinez po përmendet si një nga opsionet që do të jetë në tryezë për të pasuar Fernando Santos si trajner i kombëtares portugeze.

Lajmin e bën këtë të premte The Telegraph, ku thuhet se trajneri 49-vjeçar ende nuk ka vendosur se cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e tij.

Spanjolli u largua nga posti i trajnerit belg pas Botërorit të Katarit dhe do të jetë ende i pavendosur nëse do të vazhdojë të drejtojë ekipet kombëtare apo nëse nga ana tjetër dëshiron të kthehet në marrjen e një klubi.

Roberto Martinez udhëhoqi Belgjikën midis 2016 dhe 2022, pasi arriti një vend të tretë në Kupën e Botës në Rusi, në vitin 2018.

Fernando Santos la komandën e kombëtares pas Kupës së Botës 2022, kompeticion në të cilin Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku. Jose Mourinho u emërua si emri më i fortë për pasardhësin, por tani mediat angleze përmendin emrin e Roberto Martinez. /Albeu.com/