Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe të lejojë vende të tjera si Polonia ta bëjnë këtë, ndërsa SHBA mund të furnizojë tanke Abrams, sipas gazetës gjermane Spiegel.
Vendimi ka të bëjë me të paktën një kompani të tankeve Leopard 2 A6 që do të sigurohen nga rezervat e Bundeswehr-it, tha Spiegel.
Aleatët e tjerë, në Skandinavi për shembull, synojnë të shkojnë në një linjë me Gjermaninë në furnizimin e tankeve të tyre Leopard në Kiev, raportoi media.
Në terma afatgjatë, më shumë tanke mund të restaurohen për t’u përdorur. /albeu.com