Me VIDEO/ “Maratona e Tiranës, katastrofë”, jo vetëm banorët kryeqyteti, por edhe garuesit të pakënaqur nga organizimi: Nuk vij më!

Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar eventi sportiv tashmë i përvitshëm “Maratona e Tiranës 2024”. Nga ky event sportiv rrugët e kryeqyteti janë “paralizuar” duke sjellë probleme për banorët për të qarkulluar ose shijuar këtë të dielë.

Por mesa duket nga maratona nuk kanë mbetur të pakënaqur vetëm banorët, të cilët janë “izoluar”, por edhe garuesit të cilët kanë marrë pjesë në eventin sportiv.
Përmes një videoje në TikTok një garues i njohur si “Njeriu i Sharrit” ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me maratonën të cilën e ka konsideruar një katastrofë.

Ai më tej gjatë fjalës së tij shprehet se nuk do të marrë më pjesë. Duke treguar arsyet se përse maratona ishte katastrofë, Njeriu i Sharrit ka gjetur kohë të kapë edhe momente nga kjo garë ndërsa shprehet se ajo startoi gabim dhe keq që në fillim. Ai shprehet se garuesit e të gjitha kategorive kanë nisur nga një start.

Më tej në video ai shprejgon se shumë garues ekanë nisur garën gabim dhe nuk u është llogaritur fare vrapi duke u shkuar dëm e gjithë gara e tyre.

Sipas tij stazat nuk kanë qenë të markuara në disa vende dhe kjo ka bërë konfuz garuesit se nga cila anë duhet të garojë. Njeriu i Sharrit e ka krahasuar maratonën e Tiranës me atë të Shkupit ndërsa thekson se atje çdo hjë ishte e markuar si duhet dhe jo si në kryeqytetin tonë ku duhej të pyesje policin.

“Uno kryqzimo të thoshte polici,” shprehet garuesi.

@njeriuisharrit

#njeriuisharrit Tirana Marathon Katastrof ‼️

♬ original sound – Njeriu i Sharrit

 


Shtuar 20.10.2024 16:53