Shqipëria është përfshirë nga moti i nxehtë prej disa ditësh dhe sipas meteorologëve temperaturat priten të rriten ditë pas dite.
Qytetarët mezi presin të marrin pushimet ndërkohë oraret e pikut janë të padurueshme në rrugët e Tiranës.
Disa pamje të filmuara sot në qendër të Tiranës tregojnë se si njerëzit mundohen të freskohen në rrugët e Tiranës me shishe uji, çezma e njëri prej tyre duket se ka blerë edhe një ventilator të cilin e mban në krah.
MOTI SOT:
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe ditën e merkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave ajrore të thata që sjellin temperatyra shumë të larta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndersa vranësirat do te jene të pakta dhe kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.
Më konkretisht në:
zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 24°C deri në 39°C
zonat bregdetare 25°C deri në 36°C /albeu.com/