Dashi- 1 herë
Njerëzit me këtë shenjë horoskopi duan të jenë të dashuruar dhe investojnë gjithçka në një lidhje. Edhe pse ata mund të lidhen shpesh, dashurinë e vërtetë do e përjetojnë vetëm një herë në jetën e tyre
Demi- Së paku 3 herë
Na duhet ta pranojmë që njerëzit me këtë shenjë janë romantikë të dëshpëruar dhe bien shpesh në dashuri. Sa herë ata takojnë dikë që i tërheq, fillojnë planifikojnë të ardhmen me këtë “crush”. Ata kanë shumë dashuri për të dhënë, prandaj do ta përjetojnë dashurinë e vërtetë se paku 3 herë.
Binjakët- 1 herë (nëse janë me fat)
Binjakët është një nga shenjat më të papjekura të horoskopit, gjë që e bën gjetjen e dashurisë shumë të vështirë. Ata janë gjithashtu një ndër shenjat më pak romantike dhe kombinimi i këtyre bën që ta përjetojnë dashurinë shuuumë rrallë. Nëse janë më fat, atë të vërtetën do e përjetojnë një herë.
Gaforrja- Më shumë se 5 herë
Si një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit, Gaforret bien në dashuri shumë shpesh dhe shpejt. Gaforret ëndërrojnë të krijojnë familjen perfekte dhe të jetojnë jetën ideale edhe pse ëndrrat dhe aspirtat e tyre bëjnë që ta japin zemrën shumë shpejt. Njerëzit me këtë shenjë, kanë shumë dashuri për të dhënë dhe s’kanë frikë ta pranojnë këtë.
Luani- 1 herë
Luani është padiskutim një ndër shenjat më kërkuese të horoskopit dhe kjo i redukton shanset e tyre për të rënë në dashuri. Luanët janë perfeksionistë dhe kjo cilësi e tyre nuk përjashtohet as në dashuri. Ata do e përjetojnë dashurinë e vërtetë vetëm një herë në jetë dhe ka gjasa të qëndrojnë besnikë ndaj partnerit përgjithmonë.
Virgjëresha-1 herë
Njerëzit e kësaj shenje janë të kujdesshëm me çështjet e zemrës dhe bëjnë gjithçka është e mundur që të mos iu thyhet zemra. Pikërisht, ky kujdes i tyre ndaj rrezikut në dashuri, do të thotë se ata do e përjetojnë dashurinë e vërtetë vetëm një herë.
Peshorja- 3 herë
Si një nga shenjat më romantike të horoskopit, peshoret kanë shumë dashuri për të dhënë. Ata bien në dashuri shumë lehtë dhe i kapin ndjenjat më shpejt se çdo shenjë tjetër. Peshoreve u pëlqen të bien në dashuri.
Akrepi- 1 herë
Njerëzit me këtë shenjë janë pasionantë dhe të kujdesshëm. Ata nuk dashurojnë shpejt dhe kjo është një ndër arsyet pse nuk krijojnë lidhje. Mirëpo kur akrepët takojnë personin e duhur për ta, shënon fillimin e një historie të bukur dashurie.
Shigjetari- 1 herë
Janë një ndër shenjat më dembele të horoskopit dhe fakti që duhet të investojnë në dashuri, i lodh ata. Ata nuk angazhohen në krijimin e një marrëdhënie serioze. Kjo shenjë zjarri ka gjasa të përjetojë një herë dashurinë e vërtetë, por ndoshta s’do të zgjasë shumë.
Bricjapi-1 herë
Si shenja më tradicionale e horoskopit, nuk është për t’u çuditur fakti që Bricjapët e përjetojnë vetëm një herë dashurinë e vërtetë. Ata i urrejnë takimet dhe lidhjet, por pajtohen plotësisht me idenë për të dashur vetëm një person.
Ujori-Zero
Të investojnë në dashuri, thjesht iu duket e pamundur. Por kjo s’do të thotë që nuk flirtojnë apo bëjnë qejf.
Peshqit-4 herë
Janë romantikë dhe u pëlqen të jenë në një lidhje. Ndjenjat e tyre zgjohen shumë shpejt dhe ëndërrojnë dashuri si në përralla. Nëse lidhja nuk funksionon, shenja e 12-të e horoskopit do të përpiqet sërish derisa të gjejë personin e duhur.