41-vjeçari Marjo Sinani, ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, pasi u arrestua 3 ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Saradnë.
Gjatë seancës, Sinani ka pranuar se është autori i zjarrëvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim.
“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani.
Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.
Nga ana tjetër Sinani, mësohet se është mbrojtur nga avokatja Leze Zisi. /albeu.com