Më shumë se 3,300 njerëz janë evakuuar nga qytetet e Ukrainës sot

Gjithsej 3,343 persona janë evakuuar nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sot, ka thënë një zyrtar i lartë në vend.

Përmes një postimi, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk shtoi se 2,717 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupol.

Dje, 4554 persona arritën të largoheshin nga zona e cila është një objektiv i rëndësishëm rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se 100,000 njerëz janë të bllokuar brenda qytetit port të rëndësishëm pa ushqim dhe ujë.

Rusia është akuzuar për bllokimin e autokolonave të ndihmave humanitare nga hyrja në Mariupol për tre ditët e fundit./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 22:52