Me shapka duke kapërcyer mbi çatitë e banesave, momenti kur një shqiptar tenton t’i arretiset policisë angleze (VIDEO)

Një 19-vjeçar shqiptar u përpoq të kapërcejë mbi një çati teksa mbante veshur shapka në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që po bastiste fermën e kanabisit ku punonte i riu.

19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia, lokalizoi vendin e kanabisit pas informacioneve të marra. Djali u mundua t’i shmangej arrestimit, por rezultoi e pamunduar, pasi pak minuta më vonë u vu në pranga.

Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat arrinin vlerën e rreth 50,000 paundëve, sipas Daily Mail.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të arrinin vlerën e 1000 paundëve secila, pasi të rritenin. Policia sekuestroi bimët e kanabisit së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Zbulimi nga autoritetet ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë.

 


Shtuar 28.09.2023 23:17