“Me respekt të dënuarit e burgut të Peqinit”, Shkresa që fundosi punonjësit e burgjeve në mega-operacionin në Elbasan

Albeu.com ka siguruar dosjen hetimore që çoi në pranga 28 persona, mes tyre dhe zyrtarë, policë burgjesh,, biznesmenë dhe persona të dënuar.

Në dosje thuhet se gjithçka nisi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kur disa prej të dënuarave refuzuan ushqimin dhe më pas njoftuar të dënuarit e tjerë, përmes telefonave që i kishin futur në qeli në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 9.10.2020 ka regjistruar procedimin penal nr 1653 viti 2020, për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal dhe Futja ose Mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgun parashikuar nga neni 324/a-2 i Kodit Penal.

Nga materiali referues ardhur nga Drejtoria e Shërbimit të kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është referuar se në fund të muajit shtator dhe fillimin e muajit Tetor 2020 në disa IEVP të ndryshme në territorin e Republikës së Shqipërisë disa të dënua e të paraburgosurit kishin refuzuar ushqimin.Kjo situatë e ka patur zanafillën në IEVP Peqin dhe më pas është përshkallëzuar edhe më tej në IEVP të tjera duke cënuar kështu mirëfunksionimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe duke penguar ushtrimin normalisht të shërbimit nga ana e punonjësve të këtyre institucioneve. Ky përshkallëzim dyshohej se kishte ardhur për shkak të neglizhencës në detyrë të personelit dhe konkretisht personelit të IEVP Peqin.

Nga ana e drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm menjëherë me qëllim evidentimin e arsyeve reale të shkaktimit të kësaj situate e cila ka çuar në cenimin e elementeve të sigurisë dhe sistemit penitenciar janë kryer verifikimet e nevojshme.

Në verifikimin paraprak i kryer nga drejtoria e Shërbimit të kontrollit të brendshëm rezultonte se kjo situatë ishte agravuar ndër të tjera edhe në IEVP Peqin, i cili është burg i sigurisë së lartë.

Nga verifikimet dhe informacionet e marra rezulton se problematika e refuzimit të ushqimit kishte nisur në regjimin e posacëm 41 bis, në burgun e sigurisë së lartë IEVP Peqin fillimisht nga i burgosuri Genci Balla.

Në datë 1.08.2020 me urdhër të DPB-së nr. 7842/1 Prot, datë 31/07/2020 i dënuari Genci Balla ka kaluar në regjimin e posacëm 41 bis së bashku me të dënuarin Arbion Aliko, thuhet në dosjen e Prokurorisë, raporton BalkanËeb. Në datë 07/09/2020 ka filluar refuzimi i ushqimit fillimisht nga Genci Balla, dhe më pas atij i është bashkuar edhe i dënuar tjetër i regjimit të posacëm Arbjon Aliko.

Nga informacionet e marra, rezultonte se i dënuari Genci Balla është një person me reputacion dhe influencë te të dënuarit e tjerë dhe nëpërmjet ndikimit të tij që prej datës 11/09/2020 e deri më datë 14/09/2020 kishin refuzuar ushqimin e IEVP Peqin dhe disa të dënuar të tjerë dhe konkretisht Verdi Morava, Fadil Myslimani, Bujar Husa, Zeqir Ymeri, Valmir Hoxha dhe Edmond Balla.

Në mbështetje të kërkesa dhe refuzimit të ushqimit nga Genci Balla dhe Arbjon Aliko, kanë filluar refuzimin e ushqimit edhe të dënuarit e tjerë duke rritur numrin e të dënuarëve, thuhet në dosje.

Për sa më sipër në kushtet kur kishte dyshime se refuzimi i ushqimeve në mënyrë masive ndër të tjera ka ardhur dhe si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve përgjegjës për mbarëvajtjen e IEVP Peqin duke treguar një neglizhencë dhe paaftësi në menaxhim të situatave duke konsumuar kështu vepër penale si nga të dënuarit dhe nga punonjës të strukturave të burgjeve.

Nga informacionet e marra në rrugë të ligjshme nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve rezultonte se i dënuari Nikolin Topalli brenda ambjenteve ku vuante dënimin përdorte një aparat telefoni celular të cilin e kishte futur në këto ambjente duke shfrytëzuar ndihmën e dhënë nga punonjësit e IEVP. Nga drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese është marrë informacion se një i dënuar i cili është ekstraduar nga shteti anglez dhe vuan dënimin në IEVP Peqin kishte në përdorim një aparat telefoni ku nëpërmjet tij ai komunikonte me të dënuar të tjerë në IEVP e tjera duke i bërë thirrje më qëllim që ata të bashkoheshin me të dënuarit e IEVP Peqin për të hyrë në grevë pasi shumë shpejt do të hynin në grevë dhe të dënuarit e IEVP Peqin.

Nga ana e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është administruar dhe një kërkesë e paraqitur brenda në regjim nga i dënuari Elsaon Medani, kërkesë të cilën ai e ka dorëzuar në mënyrë demostrative drejtorit të institucionit të IEVP Peqin e cila ishte një format A4 në të cilën ishin të shkruara disa kërkesa të shkruara me kompjuter e cila në përfundim shënon “me respekt të dënuarit e burgut të Peqinit” pa emër mbiemër apo nënshkrim. Në kushtet kur asnjë nga këta të dënuar apo edhe vetë i dënuari Elsaon Merdani nuk ka patur takime as me familjarët apo me avokatin e tij, lind dyshimi i arsyeshëm që këtë kërkesë e cila është futur nga stafi i institucionit të IEVP Peqin.

Pas regjistrimit të procedimit penal nga ana e prokurorisë është lejuar përgjimi telefonik i disa numrave telefonikë të cilët përdorerish nga punonjësit e IEVP Peqin shtetasit B.M dhe shtetasi G.S, shtetasi A.M, F.S si edhe shtetasit Nikolin Topalli i cili përdorej nga një shtetas i dënuar i cili në momentet e para nuk ishte identifikuar me emër por që dyshohet se ishte në përdorim të një të dënuarit të ekstraduar nga shteti anglez.

Nga përgjimi telefonik ka rezultuar se nga nr. i telefonit 0069 46 3***2 i telefonit i cili sipas informacioneve dhe verifikimit të antenave nëpërmjet të cilave transmetoheshin këto thirrje rezultonte se këto thirrje kryehesin nëpërmjet antenave që mbulonin territorin ku ndodhet IEVP Peqin, dhe kryeheshin nga një person i dënuar që vuante dënimin në IEVP Peqin.