Me probleme shëndetësore, a do të jetë Stresi krah Berishës sot në protestë? (FOTO LAJM)

Pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Berisha kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë dhe kundër vjedhjes së organizuar te Inceneratorët.

Edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se do të marrë pjesë në protestë jo kundër mysafirit, por kundër të zotit të shtëpisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, pak orë më parë, Stresi ka treguar se nuk është mirë në gjendje shëndetësore. Ai ka bërë me dije se kjo gjë e ka detyruar të anullojë edhe xhirimet e videoklipit që do të realizonte sot.

“Ju kërkoj ndjessë që sot u anulluan xhirimet e klipit për arsye shëndeti”, ka shkruar Stresi.

Ky njoftim ka vënë në pikëpyetje edhe prezencën e reperit në protestë, pasi nuk dihet se sa e rënduar mund të jetë gjendja e tij shëndetësore. Gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim./albeu.com/