Ditën e sotme, Erion Veliaj, ka lënë qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës.
Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës ,pak para orës 9 të mëngjesit.

 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						 
						