“Më nisin lule e këngë në inbox”, Basha batuta me Grida Dumën: M’i nis mua ato mesazhe

Në takimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me gratë e LDG-së nuk kanë munguar batutat. Nënkryetarja e PD-së Grida Duma gjatë fjalës së saj tha se një prej anëtarëve të LDG-së i nis asaj çdo ditë këngë dhe lule.

“Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha Duma, ndërsa ndërhyri Basha, i cili me nota humori i kërkoi anëtares së LDG-së t’ia niste dhe atij mesazhet pasi ato që i shkojnë janë vetëm grushte dhe flakë.

“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha.


Shtuar 18.01.2022 12:58