“Me mua nuk u solle mirë”/Debat i ashpër mes Egla Cenos dhe Zhaklin Lekatarit në “Goca dhe Gra”

Mbrëmjen e djeshme, Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari shkëmbyen disa akuza për njëra- tjetrën gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.

Debati u ndez kur Egla i kujtoi Zhaklinës një koment të mëparshëm në lidhje me një poezi që ajo kishte lexuar publikisht disa kohë më parë për komunitetin LGBT.

Të lidhura

None found

“Komenti yt ka qenë i dhunshëm dhe ka nxitur qindra komente të tjera të dhunshme,” tha Egla.

Zhaklina nuk e mohoi situatën dhe deklaroi: “I qëndroj ende asaj që kam thënë, por të kujtoj se debati u mbyll kur ti vetë më ftove për kafe për ta diskutuar.”

Egla nga ana e saj insistoi se gjuha e dhunës duhet të dënohet dhe se ata që e përdorin duhet të mbajnë përgjegjsi.


Shtuar 1.12.2024 23:47