Vëllezërit e Gjergji Mullallit, që vrau mizorisht bashkëshorten e tij Luiza më 29 korrik dhe një ditë më pas vrau veten, kanë treguar detaje nga marrëdhënia e çiftit.
Sipas tyre, Gjergji dhe Luiza kanë jetuar së bashku në Greqi dhe u kthyen për të jetuar në Shqipëri pa asnjë lekë me vete.
Në emisionin “Uniko”, treguan se problemet mes tyre nisën pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të parë të çiftit.
“Vëllai nuk ka shkuar mirë me kunatën. Unë jam vëllai më i madh. Në 91-in punova në Greqi për një kohë shumtë të gjatë. Kur kthehem në shtëpi, se isha i martuar që asokohe. Babain e kemi respektuar shumë. Më tha; ti do rrish pranë familjes, do të shkojë Gjergji. I dhashë adresën dhe fotografinë e familjes në Greqi që e priti dhe e punësoi. Për këtë martesë ndërhyri vjehrri im, për martesën e vëllait.
Më pas ikën në Greqi të dy pasi u martuan. Aty punuan për shumë vite. Nusja punonte në lokal në ditë të caktuara. Ata nuk shkonin mirë, se unë i pashë. Nuk bisedonin për problemet familjare.
Ne shqiptarët e kemi që shtëpinë e mbajmë shumë, por mos t’i rëndojmë se kanë ikur të dy. Ata u kthyen, por erdhën bosh, pa një lekë. I ka sjellë motra ime me lekët e saj, pa asnjë pasuri u kthyen. Erdhën këtu dhe u vendosën te shtëpia e vjetër e babait, aty janë larg 50 metra nga njëra-tjetra. Pasi shkuan te noterja, se babai i dha disa lekë. Kur kërkoi ish-kunata ime mbrojtje nga vëllai im, nisi të përçante dhe fëmijët. Para se të ndodhte tragjedia, kam shkuar bashkë me motrën time te avokati, dhe donim që ata të bënin divorcin.
Gjergji me mua nuk takohej për arsye se i thoja; çdo gjë ta gëzosh, por mos i lër prindërit rrugës. I thoja gruas time; më mirë të flesh me një burrë se me këtë. Se si e mbante nuse vëllai im se di. Ajo u kacafyt me vëllain. Nusja e vëllait vuante nga depresionin psikotik dhe vazhdonte të kurohej. Po ta shihje ti se ku rrinte Gjergji, do çmendeshe”, tha vëllai më i madh i familjes”, tha vëllai i madh.
Ndërsa vëllai tjetër i familjes u shpreh: “Mund të parandalohej si ngjarje. Para shumë vitesh, i kërkuam babait të vajzës, që të vinte të bisedonte. Përgjigja e parë e babait të saj; vajza ka 3 fëmijë, mua mos më thërrisni më. Babain e kemi të moshuar dhe na bie ne barra. Që nga Amerika e mora vëllain e madh në telefon dhe i thashë; meqë ti ke hyrë mblesë, thuaj ta sheshojnë muhabetin.
Ajo nuk e dëgjonte fare të shoqin, ikte psh në Greqi dhe s’e pyeste. Këto konflikte kanë nisur pas 2 fëmijëve të parë. Kunata ka ardhur nga Greqia në Shqipëri për të martuar vëllanë e saj dhe unë e shoqërova. Por ajo atë ditë bëri një skenë, gjoja u sëmurë. Unë me vëllanë kam shkuar shumë. Ata më kanë bërë një puc. Se di pse e bëri këtë gjë. I thashë mos i lër të punojnë në rrobaqepësi, pasi kisha të njohur atje dhe e di se ça bënin. Nuk flisja prej 3 vitesh me të.
Ai nuk i kërkonte dot llogari fëmijëve. Erdha për të zgjidhur problemin se pse ai nuk jetonte në shtëpinë e tij. Gjergjin e kam takuar që ditën e parë që erdha nga Amerika, por ai nuk pranoi që të fliste. Shkak është bërë një gjoja incizim që mbesa kishte bërë që unë i kisha sharë si familje. Të gjithë do të ishin çmendur me atë grua.”
Si ndodhi ngjarja:
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 29 korrikut në fshatin Zëmblak në Maliq.
Gjergji Mullali vrau gruan e tij në banesën ku kishin jetuar së bashku dhe më pas e hodhi në një gropë septike.
55 vjeçari u vetëvra një ditë pas krimit, pasi u rrethua nga policia në një banesë të braktisur.
Në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë.
Viktima dhe autori kishin kryer disa seanca gjyqësore për divorc, ndërkohë Luiza ishte pajisur edhe me urdher mbrojtje.
Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.