Një shtetas nga Kameruni u arrestua pak ditë më parë për futjen e 1 milion e 75 mijë eurove false në Shqipëri.
Ai rezulton se përdorte lastra origjinale për prodhimin e kartëmonedhave.
Hetuesit i gjetën shumën e parave të fshehur brenda në valixhen e tij kur mbërriti në Shqipëri.
Ai i kishte mbështjellë ato me një peshqir, ndërsa nga hetimet ka dalë se lastrat e përdorura vijnë nga Franca dhe Bullgaria, por cilësia e letrës dhe elementet e sigurisë mungonin në kartëmonedhat e falsifikuara.
Burime bëjnë me dije ekskluzivisht se po hetohet një rrjet pasi lastrat janë më të rëndësishme në këtë operacion. Bëhet fjalë për para me solucion të pagrabitshme që përdoren për operacione të paligjshme të sofistikuara. Kamerunasi mund t’i ketë sjellë eurot si provë cilësie.
Kamerunasi ka pasur në xhep vetëm 20 euro, të cilat kanë qenë jo false./albeu.com/