Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, ka vizituar në qeli Erion Veliajn. Dokushi ka mbërritur me një libër në dorë.
Libri që drejtori Juridik i Bashkisë sapo i dërgoi në Burg Erion Veliajt, “The Black Swan: The Impact of the Highly Improbable” nga Nassim Nicholas Taleb, është një libër që analizon ndikimin e ngjarjeve të papritura dhe të rralla në histori, ekonomi dhe jetën e përditshme.
Taleb i quan këto ngjarje “Mjellmat e Zeza”, të cilat kanë tre karakteristika kryesore:
Janë të paparashikueshme, askush nuk mund t’i parashikojë me saktësi përpara se të ndodhin.
Krijojnë ndikim të madh, kur ndodhin, ato ndryshojnë rrjedhën e historisë ose jetës.
Shpjegohen vetëm pas ndodhjes, pas faktit, njerëzit përpiqen t’i justifikojnë si të pashmangshme, edhe pse më parë nuk i kishin parashikuar.